Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Falsifikuan testin e Covid-19 dhe tentuan të kalonin kufirin, vihen nën hetim dy italianët në Vlorë, arrestohet bashkëpuntori i tyre shqiptar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, ndërsa dy shtetas italianë po procedohen në gjendje të lirë për tentativë të kalimit të kufirit me test të Covid-19 të falsifikuar.

Sipas njoftimi të uniformave blu shtetasi me iniciale, A.D, banues në Fier u kishte siguruar dy shtetasve italiane , G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, dy teste Covid të falsifikuara.

Ndërkohë, materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për tentativë të kalimit të kufirit me test të COVID-19 të falsifikuar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave shëndetësore”.

Dy shtetasit italianë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test Covid-19 të falsisfikuar, të cilat dyshohet se janë falsifikuar nga shtetasi A. D.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img