Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Falsifikuan materialet zgjedhore në 2 qendra votimi në Prrenjas, arrestohen 6 numëruesit e votave (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Numëruesit e zgjedhjeve të 25 prillit: Erald Karriqi, Ylli Kukaj, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgerta Alla, janë arresstuar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

Bëhet fjalë për grupet e numërimit të KZAZ 53, e cila përkon me Bashkinë e Prrenjasit ku personat e arrestuar dyshohet se kanë favorizuar kandidatë të caktuar, duke shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit.

albsig

Referuar materialit të Prokurorisë, bëhet me dije se këta shtetas në cilësinë e numëruesve që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të vogël votash për një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore.

Njoftimi i Policisë: 

Falsifikuan materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihen në pranga 6 shtetas (numërues votash), të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi  i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit:

•E. K., 35 vjeç, banues në Prrenjas;

•Y. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;

•D. A., 49 vjeç, banues në Prrenjas;

•E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;

•M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;

•O. A., 40 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e  votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim  favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img