Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Drejtoria e Burgjeve jep informacion për arrestimin e dy Policëve, ja kush është i dënuari që tentuan të shpallin “punëtor të dalluar”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i dy zyrtarëve të burgut të Peqinit. Ata akuzohen se kanë falsifikuar kartelat e disa të burgosurve, mes të cilëve është edhe Viktor Ymeri, një personazh i njohur në botën e krimit. Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit në Burgje njofton se Gani Shehu, shef juridik dhe Lulzim Kaziu kartelist, i kanë shtuar më shumë orë pune këtij të dënuari në mënyrë që të përfitonte lirinë sa më shpejt.

Ymeri i njohur ndryshe si “I forti i Vlorës” bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Lidhur me këtë ngjarje, pasi vuajti dënimin Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliut.

Njoftimi i plotë:

Sot në datë 30.09.2021, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka bërë ndalimin e shtetasve;

1-Gani Ali Shehu, i datëlindjes 04.04.1987, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Peqin.
2- Lulzim Fadil Kaziu, i datëlindjes 19.08.1997, lindur e banues në Peqin me detyrë kartelist në sektorin ligjor në IEVP Peqin.

Ndaj këtyre shtetasve Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan bazuar në materialin referues të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, ka rregjistruar Procedimin Penal Nr.1642 të vitit 2021 për veprën penale “Shpërdorim i Detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.

Shtetasit e ndaluar, në bashkëpunim me njëri tjetrin me veprime aktive konkrete kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodi Penal, duke sjellë për pasojë përfitime të paligjshme për të dënuarit L.H, në lidhje me uljen e dënimit dhe duke administruar në dosjen penale të tij, kartela punësimi të fallsifikuara.

Shërbimi i Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, mbetet i përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit në sistemin e burgjeve, si dhe goditjen e çdo rasti paligjshmërie.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img