Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Falsifikonte vajin e ullirit dhe fuste në treg djathin e mykur, arrestohet Mihal Kote

spot_img

Lajme të ngjashëm

n Mihal Kote që u denoncua dy ditë më parë në emisionin “stop” , pasi udhëzon punëtorët që të hedhin përzierës, ngjyrues dhe kimikate të tjera në vaj, ka rënë në pranagat e policisë.

Policia njofton se 62-vjeçari është arrestuar pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas  kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.

“Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas  kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH,” njofton policia.

Kujtojmë që Mihal Kote është denoncuar nga një ish puunonjëse e tij, e cila tregonte se në magazinën e subjektit “Saranda Al” çdo gjë është e falsifikuar. Vajit të sallatës, që shitet si i përzier mes vajit luledielli dhe vajit të ullirit, ajo thotë se i hidhet ngjyrues dhe nuk ka aspak vaj ulliri.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img