Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Falsifikonte testet e Covid-19, arrestohet 33 vjeçari në Tiranë (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet se falsifikonte rezultatet e testeve të Covid-19. I arrestuari është shtetasi Ardit Sevo.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë falsifikonin testet e covid me pretendimin se ishin të laboratorëve privatë që ushtronin aktivitetin në Tiranë. Kallëzimi u bë nga pronari i “Genius Lab” Besnik Cullhaj, i cili kishte njoftuar autoritetet se disa mjekë falsifikonin testet e covid dhe i shisnin sikur ishin realizuar në laboratorin e sipërpërmendur.

Cullhaj kishte marrë  informacione nga individë por edhe nga policitë e vendeve të BE për shtetas shqiptar të cilat kishin udhëtuar në këto shtete duke përdorur fletë analiza me emrin e këtij laboratorit, të cilat ishin të fallsifikuara.

Në total, ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestuan 15 persona, të cilët bashkëpunonin me shtetas të tjerë, të cilët i gjenin klientë organizatorit dhe më pas ata i ndanin fitimet sipas numrave për testet që kryenin.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img