Hapësire reklamuese

Aktualitet

Falsifikonin zhdoganimin e makinave që vinin nga jashtë, dalin në gjyq 20 doganierë e sekserë në Durrës, zbardhen EMRAT dhe SKEMA

Shkruar nga Newsbomb

Një grup prej 20 personash, mes të cilëve sekserë, doganierë e zyrtarë të tjerë, kanë dalë para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me vendimin e togave të zeza. Ata akuzohen për “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorim detyre”.

Hetimet që kanë zgjatur 2 vite janë kryer nga prokurori i Durrësit Afrim Shehu. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se shtetasit Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, kanë vepruar në emër të një agjencie doganore “Laura One”.

Ata gjenin qytetarë të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e zhdoganimit të automjeteve të tyre, dhe më pas merrnin prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor.

Më pas, siguronin dokumentacion e origjinës së mjetit me të dhëna të falsifikuara në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat ja bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore, e cila arkivohej në doganë me qëllim pakësimin e detyrimit doganor.

Të akuzuarit futeshin në sitemin e doganave me kodet e agjentëve Konstandin Rista dhe Mirjan Driza, dhe prodhonin deklaratë doganore me datë dhe nr. serie të njëjtë me atë të depozituar në Doganë. Dokumentacionin e falsifikuar i bashkëlidhnin dokumentacionit origjinal dhe në përfundim ja dorëzonin qytetarëve. Madje në disa raste këta shtetas merrnin përsipër dhe targimin e automjeteve.

Lexo edhe: 20 doganierë e zyrtarë do dalin para gjykatës

Lista e personave të akuzuar:

1. Qani Kacmoli          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 2. Erdi Çena               “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 3. Xhuljano Sorra       “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 4. Glodian Sulaj         “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 5. Xhevdet Mali          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 6. Keni Braçe              “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 7. Xhani Rama            “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 8. Edmond Jupe          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 9. Altin Maleqka           “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 10. Indrit Tafalla              “Shpërdorimi i detyrës”

 11. Elison Shehaj            “Shpërdorimi i detyrës”

 12. Agjencia Doganore “Laura One”     “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 13. Neritan Bablusha          “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 14. Endrit Pllumbi               ”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 15. Andi Lara                       “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 16. Ilirjan Çelçima               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 17. Arben Qëndro               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 18. Sokol Mehmeti              “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 19. Merita Zonja                  “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 20. Mereme Dervishi           “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu