Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1kmh
20 %
Mar
28 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Falsifikonin zhdoganimin e automjeteve me qëllim uljen e taksave, 20 doganierë e zyrtarë do dalin para gjykatës (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

5e599bb8b9339eecd1fd0053d33c0962

Një grup me 20 persona, mes të cilëve sekserë, doganierë e zyrtarë të tjerë, është ndaluar dhe pritet të dalin para gjykatës me akuzën e “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorim detyre”.

Hetimi i nisur nga prokuroria e Durrësit, është iniciuar pas 33 kallëzime radhazi të kryera nga Drejtoria e Doganave, ku zyrtarët kishin konstatuar se për zhdoganimin e disa automjeteve ishte mbajtur një praktikë e falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit, raporton gazetari Elton Qyno.

Çështja është marrë në dorë nga prokurori i Durrësit Afrim Shehu, pas 2 viteve hetim. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se disa persona gjenin qytetarë, të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e zhdoganimit të automjeteve të tyre dhe më pas merrnin, prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor.

Më pas, duke siguruar dokumentacion origjinë me të dhëna të falsifikuara në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat ja bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore, e cila arkivohej në doganë, me qëllim pakësimin e detyrimit doganor, shkruan Qyno.

Më tej, duke qenë se kishin akses në sistemin e përpunimit të deklaratave doganore, pasi hynin me kodet e agjentëve Konstandin Rista dhe Mirjan Driza, këta persona prodhonin deklaratë doganore me datë dhe nr. serie të njëjtë me atë të depozituar në Doganë.

Këtë praktikë, ja bashkëlidhnin dokumentacionit origjinal dhe në përfundim ja dorëzonin qytetarëve ose në disa raste merrnin përsipër dhe targimin e automjeteve. 

Në të gjitha rastet objekt hetimi që ka pasur prokuroria, personat si Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, kanë vepruar në emër të një agjencie doganore “Laura One”, të cilët kanë krijuar dokumentacion fiktiv në formë zinxhiri, duke ulur vlerën e blerjes dhe pakësuar fuqinë motorike të automjeteve. Me qëllim pakësimin dhe shmangien nga detyrimet doganore, sipas vlerës së përshkruar në pjesën përshkruese për secilin rast, në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. 

Lista e personave të parë të pandehur:

1. Qani Kacmoli          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 2. Erdi Çena               “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 3. Xhuljano Sorra       “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 4. Glodian Sulaj         “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 5. Xhevdet Mali          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 6. Keni Braçe              “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 7. Xhani Rama            “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 8. Edmond Jupe          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 9. Altin Maleqka           “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 10. Indrit Tafalla              “Shpërdorimi i detyrës”

 11. Elison Shehaj            “Shpërdorimi i detyrës”

 12. Agjencia Doganore “Laura One”     “Kontrabanda me mallra të tjerë”

 13. Neritan Bablusha          “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 14. Endrit Pllumbi               ”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 15. Andi Lara                       “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 16. Ilirjan Çelçima               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 17. Arben Qëndro               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 18. Sokol Mehmeti              “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 19. Merita Zonja                  “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 20. Mereme Dervishi           “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

Më shumë

spot_img