Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Falsifikonin shpejtësinë që kapte radari, AMP-ja pezullon nga detyra 5 inspektorë të Policisë Rrugore (EMRAT – DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pesë inspektorë të Policisë Rrugore të Tiranës janë pezulluar nga detyra, në bazë të një vendimi të Prokurorisë së kryeqytetit dhe të zbatuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Këta efektivë kanë vendosur gjoba arbitrare dhe kanë falsifikuar të dhënat e radarit për shpejtësinë.

Vendimet e efektivëve Albi Meta, Euklid Meci, Ilirjan Kalemi, Gerald Shabani dhe Jurgen Muha i kanë sjell dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe kanë cënuar interesat e ligjshëm të shtetit, thuhet në deklaratë.

Referuar njoftimit zyrtar të AMP-së, rezulton se 5 inspektorët e Policisë Rrugore , gjatë ushtrimit të detyrës si agjent verifikues kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative në mënyrë arbitrare, si dhe duke falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin.

Pezullimet e sotme kanë lidhje me një procedim penal të 4 muajve muajve më parë, nr.5333/2021, kur u arrestuan në flagrancë dy inspektorë të Rrugores së Tiranës. Në pyetje është marrë dhe ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të kryeqytetit për atë periudhë, E.A.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore – Drejtoria Rajonale Tiranë

Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” ndaj 5 punonjësve të policisë pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë:

  • Inspektor Albi Meta, 33 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;
  • Inspektor Euklid Meci, 31 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;
  • Inspektor Ilirjan Kalemi, 40 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;
  • Inspektor Gerald Shabani, 26 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;
  • Inspektor Jurgen Muha, 27 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Në vijim të hetimeve për procedimin penal nr. 5333/2021, pas arrestimit në flagrancë të 2 punonjësve të Policisë Rrugore në datë 03.03.2022 dhe analizimi i të dhënave/fotografive të realizuara nga radari i sekuestruar, u administruan prova dhe fakte se punonjësit e mësipërm të policisë, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale si agjent verifikues pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative në mënyrë arbitrare, si dhe duke fallsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin, duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cënimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë vazhdojnë hetimet për përfshirjen e punonjësve të tjerë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img