Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Falsifikoi të dhënat, Gjykata e Lartë vendos sot për ish-anëtarin e vettingut Luan Daci

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Lartë pritet që të dalë sot me një njoftim zyrtar për ish-anëtarin e KPA Luan Daci. Ky i fundit është dënuar nga GJKKO me 1 vit burg me kusht, për falsifikimin e dokumenteve që i mundësuan të ishte pjesë e institucionit më të lartë të vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Luan Daci është pezulluar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit prej korrikut 2020.

Nuk dihet se çfarë vednimi do të merret sot për të, por nëse ish-anëtari i KPA shpallet i pafajshëm ai do të mund të rikthehet përsëri në detyrë. Por nëse vendimi nuk merret në Dhomë Këshillimi por futet në seancë gjyqësore, atëherë Luan Daci duhet të presë i pezulluar dhe nuk rikteheht në detyrë.

Vetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar hetimet për Dacin, duke kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjyqtari Ardjan Hajdari, pasi kreu veprimet hetimore të domosdoshme, vendosi ta pezullojë këtë hetim deri në dhënien e vendimit nga Gjykata e Lartë për çështjen penale ndaj Dacit për të cilën ka ushtruar rekurs.

Luan Daci u hetua nga SPAK pas denoncimit të kryer nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Një kallëzim i dytë për të njëjtën vepër penale u dorëzua ndaj tij ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku; si dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese