Hapësire reklamuese

Aktualitet

Falsifikoi materialet zgjedhore të 25 prillit, arrestohet në Qafë Thanë numëruesi i votave i shpallur në kërkim (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Falsifikoi materialet zgjedhore të 25 prillit, arrestohet në

Eduart Zito 35-vjeç, i akuzuar për falsifikim të materialeve zgjedhore nw zgjedhjet e 25 prillit, është arrestuar këtë të mërkurë në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Ky shtetas në bashkwpunim me 7 të tjerë akuzohen se tjetërsuan votat në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Më herët 35 vjeçari ishte  shpallur në kërkim, ndërsa ditën e sotme u bë e mundur kapja e tij në pikën kufitare Qafë Thanë.

 Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.