Hapësire reklamuese

Aktualitet

Falsifikoi EKON që tregonte se Fjolla Morina ishte shtatzënë, arratiset në Kosovë gjinekologu

Shkruar nga Newsbomb
Kengetarja Fjolla Morina ne Gjykate

Gjinekologu që falsifikoi ekon e parë dhe nxori se këngëtarja Fjolla Morina është shtatzënë, është arratisur drejt Kosovës. Ai rrezikon të dënohet për falsifikim dokumetash.

Mësohet se gjinekologu është arratisur drejt Kosovës pasi nga analiza dhe eko e dytë ka dalë se Fjolla Morina nuk është shtatzënë por ka falsifikuar dokumentat për t’i shpëtuar burgut. Tashmë veç akuzave të Prokurorisë, ndaj saj do të rënojnë dhe dy akuzat e tjera, “Falsifikim dokumentash” dhe “Deklarim i rremë”.

Kur është shoqëruar në ambientet e paraburgimit të Kukësit, këngëtarja shqiptare është ndjerë keq dhe është dërguar me urgjencë në spital. Aty nga rezultatet dhe nga një eko fillestare ka dalë se Fjolla Morina ishte shtatzënë. Mirëpo, testi i parë i shtatzënisë nuk ka bindur Gjykatën dhe është kërkuar një analizë e dytë e gjinekologëve. Nga kjo, ka dalë këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë.

Kujtojmë se këngëtarja u kap pak ditë më parë në doganën e Morinës me dy armë zjarri pistoleta me vete, teksa udhëtonte drejt Tiranës me dy miqtë e saj, Fitim Muji dhe biznesmenin Fisnik Syla.

Lexo edhe: Fjolla Morina çoi EKO të falsifikuar në Gjykatë, nuk është shtatzënë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.