Hapësire reklamuese

Aktualitet

Falsifikime dokumentash dhe përvetësime, ekstradohen në Shqipëri dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Falsifikime dokumentash dhe përvetësime, ekstradohen në

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Italia dhe Gjermani në Shqipëri.

Është ekstradohet nga Italia, Paulin Simoni 39 vjeç shqiptar i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, për falsifikimin të dokumenteve të pronave në bregdetin e Lezhës.

Po ashtu është ekstraduar drejt Gjermanisë, një shtetas serb, i akuzuar nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesëtar i një grupi kriminal që falsifikonte dokumente dhe përvetësonte sende të vjedhura.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me homologët, ekstradohen 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Italia, një 39-vjeçar shqiptar i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, për falsifikimin të dokumenteve të pronave në bregdetin e Lezhës.

Ekstradohet drejt Gjermanisë, një shtetas serb, i akuzuar nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesëtar i një grupi kriminal që falsifikonte dokumente dhe përvetësonte sende të vjedhura.

Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në shtetet e tjera, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana ka ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar në Shqipëri, shtetasi shqiptar Paulin Simoni, 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi Paulin Simoni, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime të kundërligjshme duke falsifikuar dokumentet e pronës dhe formularët e pronësisë, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Ëiesbaden, është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi serb I. B., 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, pasi Gjykata Rajone e Ravensburg, me vendimin e datës 17.08.2023, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese