Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Falsifikim dokumentesh dhe kalim i paligjshëm i kufirit, 8 të arrestuar dhe 3 në kërkim nga Policia e Tiranës, si u ndaluan në Morinë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, 3 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 3 janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat e një pune disa javore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 në bashkëpunim me PKK Morinë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Morina”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. B. Gj, 54 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”;
  2. M. S., 40 vjeçe, I. K., 24 vjeç, K. P., 23 vjeç, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
  3. B. K, 36 vjeç, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i dokumentave”.
  • U proceduan në gjendje të lirë shtetasit F. D, 40 vjeç, G. S, 16 vjeç dhe I. S, 15 vjeçe, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.
  • Si dhe u shpallën në kërkim I. D., 40 vjeç, O. Sh, 38 vjeç dhe A. E., 23 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shetasit M. S, I. K, K. P, F. D, G. S dhe I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga shtetasi B. Gj,  në pikën kufitare  të Morinës me analiza laboratorike të cilat dyshohen se janë  të falsifikuara  me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

Ndërsa shtetasit B. Gj, I. D, O. Sh, A. E dhe B. K, dyshohet se kanë  dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur. Gjithashtu, shtetasi B. K, ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike  të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img