Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“Fallsitet i iniciativës së Novi Sadit”, Basha mbështet Kosovën: Vendimi për reciprocitetin, e drejtë e patjetërsueshme! Sa më shpejt ta kuptojë Beogradi…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon pas vendimit të Kosovës për të vendosur reciprocitet për targat e automjeteve ndaj Serbisë.

Basha mbështet vendimin e Kosovës, duke thënë se është një e drejtë e pamohueshme e një shteti të pavarur të veprojë me reciprocitet.

Kreu i PD thotë se qëndrimi i Beogradit zbulon fallsitetin e iniciativës së Novi Sadit, e njohur si “Ballkani i Hapur”.

Reagimi i Bashës:

Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img