Hapësire reklamuese

Aktualitet

Falimenton Exchange, dy persona i “ngecin” pronarit 130 mijë euro false

Shkruar nga Newsbomb

Dy persona ditën e premte ia "kanë hedhur" një shtetasi me inicialet A.D pronar i një Exhange, duke i dhënë 130 mijë euro false për t'i këmbyer, shumë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Pasi pronari e ka kuptuar ka bërë menjëherë denoncimin në polici, ku ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka thënë në Komisariat se dy shtetasit, për të cilët ka dhënë edhe detaje të tipareve, me aq sa mbante mend, kanë këmbyer euro me prerje 500-she, 239 copë (ne total 119 500 euro) dhe prerje 200-she 90 copë (ne total 18 000 euro).

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët do të përgjigjen për veprat penale parashikuar nga nenet 183 dhe 143 të Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll