Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Falimentimi i fermerëve, Agron Duka ngre alarmin: Prodhimi Kombëtar ka pësuar rënie drastike (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

301a7c16b368aebd311928d58a15f02b

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka denoncuar sërish faktin që fermerët shqiptarë po shkojnë drejt falimentimit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Duka thekson se Prodhimi Kombëtar ka pësuar rënie drastike në pikiatë. Me anë të një videoje, kreu i PAA-së, tregon se si i gjithë prodhimi i fermerëve hidhet në koshin e plehrave.

Postimi i plotë:

Edhe këtë vit shohim me trishtim se ku përfundon djersa e fermerëve. Mallrat e importit, tkurrja dhe mungesa e tregut të shitjes, si dhe mungesa e subvencionimeve, po e bëjnë një mision gati të pamundur markën “Made in Albania”.

Nuk kemi pse të habitemi për rënien drastike të Prodhimit Kombëtar, 2.31%, nga 4.3% që parashikonte qeveria për vitin 2019, sepse këto pamje ilustrojnë më së miri gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia jonë.

Një pikiatë që nuk vjen si rrufe në qiell të hapur, por është pjesë e ciklit përmbyllës të Rilindjes. Shterimi i energjive qeverisëse po prodhon kosto sociale dhe ekonomike, që vetëm zgjedhjet e reja do të mund ta ripërtërijnë. Bashkë me zgjedhjet, do të triumfojnë edhe zgjidhjet ekonomike për bujqësinë dhe jo vetëm.

Më shumë

spot_img