Hapësire reklamuese

Politikë

"Falenderoj të gjithë demokratët", baza propozon Edi Palokën për primaret e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
"Falenderoj të gjithë demokratët", baza propozon Edi

Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, thotë se baza e demokratëve të Tiranës e ka propozuar për të garuar në primaret për Bashkinë e kryeqytetit.

Megjithatë, teksa falenderon demokratët, Paloka sqaron se nuk do të marrë pjesë në garë.

"Falenderoj te gjithe ata demokrate qe me kane propozuar si kandidat per Tiranen. Une vete nuk do te marre pjese ne primare por  ju siguroj qe do te jem ne krah te kandidatit qe do te dale fitues  njesoj sikur te isha vete", shkruan Edi Paloka.

Në një deklaratë për mediat sot nga selia blu, Albana Vokshi bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që janë regjistruar në garën e primareve. Procesi zyrtarisht është mbyllur dhe kandidatët që po shqyrtohen janë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.

Lexo edhe: PD mbyll primaret e Tiranës, cilët janë 7 KANDIDATËT që do garojnë për Bashkinë e kryeqytetit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu