Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Falenderoj mikun tonë Edi Ramën”, Vuçiç nga Tirana: Respekte për qytetarët shqiptarë, shikojeni Serbinë si shtëpinë tuaj të dytë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas nënshkrimi të 5 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë për mediat falenderoi kryeministrin Edi Rama për mikëpritjen që ai i bëri atij dhe kryemionistrit Zoran Zaev.

Gjatë fjalës së tij Vuçiç tha se e shkuara duhet lënë pas dhe e gjithë kjo nismë është në favor të qytetarëve, teksa i bëri thirrje tre vendeve të tjera që të bëhen pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Gjithashtu ai shtoi se kjo nismë nuk ka të bëjë as me një Serbi të Madhe apo një Maqedoni të Madhe.

“Falenderoj mikun tonë Edi Ramën për mikëpritjen këtu në Shqipëri, si në Elbasan ashtu dhe në Tiranë, Dëshiroj ti them që jam i lumtur për marrëveshjet që nënshkruam, pasi ky është urorëzimi i një pune për 2 vite e gjysëm . Ne i kemi diskutuar këto gjëra por nuk kishim arritur që të përfundonim.

Ne kemi arritur që gjerat të ecnin në mënyrë që qytetarët e vendeve  tona të shikojnë përfitime. Dëshiroj të them që kur ersdha në Shqipëri e pashë që Ramës ju kundërvunë për inciativën për Ballkanin e Hapur për ata që thonë unë dua një Serbi të madhe, ose ata që thonë që kjo nismë ka të bëjë për Shqipërinë më të madhe, Kjo nismë nuk ka të bëjë me asnjërën nga këto.

Duke folur për këto gjëra ne nuk do arrijm  të bëjmë diccka për të ardhmen, ne duhet të përqëndrohemi te e ardhmja të lëmë pas të shkuarën.  Ne duam të shikojmë më shumë turistë nga Tirana, Shkupi, që të vinë në Serbi dhe ju të keni turistë nga e gjithë Serbia në bregdetin aq të bukur që ka Shqipëria.

 Kjo punë që ne po bëjmë ka të bëjë me rezultate të prekshme për qytetarët tanë, për të mirat që po u bëjmë.

Dëshiroj të shpreh respektin tim për të gjithë qytettarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe ti mirëpresim në Serbi që ta shikoni Serbinë si shtëpi të dytë. Se dhe ne duam të ndihemi të tillë kur të vijmë në Shqipëri dhe Maqedoni”, tha Vuçiç.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img