Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Falenderoj inxhinieren me flokë të bardhë që i hapi luftë mediave që përhapnin panik', Rama nga Thumana: Do të keni shtëpi-vila, njësoj si milionerët

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_310117" align="alignnone" width=""]Rama gjate prezantimit te projektit per shtepite e reja ne Thumane[/caption]

Kryeministri Rama ndodhet në Thumanë për të prezantuar projektin e shtëpive të reja që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama e ka nisur fjalën e tij me disa falenderime, ku mes tyre spikat ajo për Luljeta Bozon, inxhinnieren që kryeministri thotë se është 'ajo që iu hapi luftë mediave që përhapin panik'.

Gjithashtu Rama ka falenderuar deputeten Eglantina Gjermeni dhe arkitektin italian, Andreasin, që po merret me projektin e shtëpive të reja.

Kryeministri është shprehur se shtëpitë e reja për banorët do të jenë 'shtëpi-vila në plotë kuptimin e fjalës, njësoj si ato që kanë milionerët që kanë mundësi ta blejnë'.

"Ajo që kaluam në ato momente ishte e tmerrshme dhe nuk do kishte qene e mundur të kalohej me aq solidaritet pa patur njerez të përkushtur, si Eglantinëa, e cila është profesoreshë dhe gocë Kruje, dhe kur i thashë do jesh deputete në Krujë më ppa sikur po e coja në internim.
Falë grave ju burrat jeni në këmbë atje mbrapa.
Dua të falenderoj një italian, Andreasin, arkitektin.
Dua ta falenderoj për punën që ka bërë, pasi është edhe një njeri i jashtëzakonshëm, nuk pyeti se sa do të guhet dhe si do të paguhet.
Kjo sdo të thotë që nuk do ta paguajmë, dhe nuk do i themi 't'i kemi'.
Dua të ftoj edhe një person të tretë.
Është ajo inxhineria e famshme me flokë të bardha që i hapi luftë mediave që përhapin panik.
Duhet ta bëjmë këtë punë me përgjegjshmëri, duhet të bëjmë verifikimet e duhura.
Sic ju kam thënë që ditën e parë unë do të qëndroj bashkë me ju, për të bërë më të mirën që të gjithë ata që në ato momente të para ishin të shiokuar dhe ndjeheshin të pashpresë, ta bëjnë gëzuar vitin e ri me shtëpinë e re.
E dyta, cdo krizë është një mundësi.
Mirë është që krizat të mos vijnë, por kur vijnë njeriu duhet të shohi se ç'duhet bërë që të dali dicka e mirë.
Një e keqe si ajo që ndodhi mos ardhtë më kurrë, por e mira që do të ndodhë është që t'ju fusim në shtëpi me kushte optimale.
Këto do jenë shtëpi-vila në kuptimin e plotë të fjalës, si ato që kanë milionerët.
Është shumë e rëndësishme për familjet që janë më shumë se një kurorë ti japim mundësi të kenë shtëpinë e tyre", tha ndër të tjera Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.