Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Falenderimi i Agron Shehajt në mbyllje të fushatës: Mirënjohje të thellë demokratëve, të dielën keni mundësi për ta kthyer PD-në në parti fituese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dita e sotme ishte e fundit për zhvillimin e fushatës elektorale për 4 kandidatët që garojnë për kreun e Partisë Demokratike.

Kandidati Agron Shehaj ka falenderuar të gjithë demokratët për pritjen e ngrohtë që i është bërë kudo ku ka shkuar në fushatë, teksa u kërkon ndjesë anëtarëve të PD-së që nuk ka mundur t’i takojë për shkak të kohës së pamjaftueshme.

Ai thotë se ka mësuar prej secilit demokrat, ndërsa fton anëtarët e PD-së të votojnë ditën e diel, pasi sipas tij, është mundësia e tyre e vetme për ta ndryshuar partinë në mënyrë që ajo të bëhet fitimtare.

Postimi i Agron Shehaj:

Shpreh falenderimet më të përzermërta për pritjen e ngrohtë që më është bërë nga të gjithë demokratët që kam takuar anembanë Shqipërisë. Ju kërkoj ndjesë anëtarëve të degëve që nuk kam mundur të vizitoj. Kjo gjë nuk ka ndodhur prej mungesës së dëshirës por prej kohës së pamjaftueshme. Shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata demokratë që kanë komunikuar me mua. Kam mësuar shumë prej secilit dhe do të vazhdoj të bisedoj e konsultohem me ta. Do të përpiqem gjithmonë të përfaqësoj zërin dhe vullnetin e tyre në vendim-marrjen e partisë.

Në mbyllje të kësaj fushate dëshiroj të theksoj se Partia Demokratike është partia e anëtarëve të saj dhe dita e dielë është mundësia e tyre e vetme për ta ndryshuar partinë në mënyrë që ajo të bëhet fitimtare. Prandaj ftoj të votojnë të gjithë anëtarët që kanë emrin në lista apo që kanë kartën e anëtarësisë. Nuk do të lejohet të votojë askush që nuk është në listë apo që nuk ka kartë. Po ashtu asnjë nuk do të lejohet të votojë më shumë se njëherë dhe të gjitha votat do të numërohen .

Së bashku për Partinë Që Fiton!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img