Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Faleminderit që ke qenë udhërrëfyese edhe mburojë për mua” deputetja dedikim për Monika Kryemadhin

Shkruar nga Newsbomb

Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen dhe urime të shumta i janë bërë nga familjarë, miq dhe kolegë të saj.

Edhe deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, Kejdi Mehmetaj ka bërë një dedikim për Kryemadhin, duke e falenderuar për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ajo i ka dhënë. Mehmetaj shkruan se e ka të vështirë të gjejë fjalët për të uruar dikë që ka mirënjohje dhe dashuri të madhe.

Postimi i plotë i Kejdi Mehmetajt:

Eshte shume e veshtire te gjesh fjale per te uruar dike per te cilen mirenjohja dhe dashuria, pavaresisht se sa me shumice i ke, prap mbeten pak! Te falenderoj pafund per cdo rruge qe na ke hapur, per mundesite qe na ke dhene! Te falenderoj qe ke qen per mua po aq sa udherrefyese edhe mburoje! Ndoshta nuk kuptohet, por mesimet qe na jep cdo dite, na bejne me te forte per tu perballur me cdo sfide, jo vetem ne pune, por mbi te gjitha ne jete. Diten qe eshte bere kjo foto, do e mbaj mend gjithmone, pasi jeta jo gjithmone eshte e thjeshte, por kur dashurine e merr pa kushte dhe keshillat e sinqerta, cdo gje behet me e kollajte! Gezuar ditelindjen dhe qofsh perhere e lumtur me familjen tende aq te bukur!

Faleminderit Mona, shume dashuri per ty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu