Hapësire reklamuese

Politikë

“Faleminderit por deri këtu e kishim”, Xhafaj tregon bisedën me Ramën për postin e Ministrit të Brendshëm (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Për herë të parë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka rrëfyer sesi u bë gati që të refuzonte postin e propozuar nga kryeministri Edi Rama, dhe çfarë e bëri që të ndryshojë mendim.

Në studion e emisionit “Tonight” të gazetares Ilva Tare, Xhafaj, ka thënë se pas bisedës me bashkëshorten e tij, u nis për të takuar Ramën dhe të refuzonte postin e ministrit.

E patët vështirë për të pranuar Ministrin e Brendshëm?

Nejse se po më dëgjon tani bashkoshortja... Jo nuk ka qenë vendim i lehtë. Debati i parë në mars me bashkëshorten ishte i vështirë. Dhe për mua ishte e papranueshme dhe thamë se për pak muaj, kështu erdhën punët dhe po e bëj këtë punë.

Kam patur disa ditë që përgatitesha të shkoja te kryeministri dhe t’i thosha “faleminderit deri këtu e kishim”. Por pastaj u intensifikuan këto sulmet ndaj meje, dhe gjithë ky presion bëri efektin e të kundërtës.

Ju e dini që nga ai fshat që jam unë, sa më shumë të më sulmojnë aq më tepër vendos të përballem me to.

Isha nisur për t’i thënë jo, po vajta dhe i thashë që mund ta shikosh dhe rishikosh. Ai mori vendimin e tij dhe sot jam i detyruar që... Por nuk e kam prishur harmoninë familjare. Por natyrisht që nuk bashkëshortja nuk është shumë e qetë sepse detyrohem të punojë 16 orë...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu