Hapësire reklamuese

Politikë

“Falë teje, familja ime është gjallë”, Clinton tregon historinë prekëse me kamarierin nga Kosova: M’u ul në gjunjë!

Shkruar nga Newsbomb
“Falë teje, familja ime është gjallë”, Clinton

Në fjalimin e tij, ish-presidenti Bill Clinton ka treguar një histori emocionuese që i ka ndodhur teksa darkonte në një restorant në Neë York, me miqtë e tij. Ai tha se një nga  kamarierët i cili ishte nga Kosova, i ka shkuar dhe i është ulur në  gjunjë duke i thënë se familjen e kishte gjallë falë tij.

“Kur isha në një restorant në Neë York dhe një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova.

Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu. Mos i hidhni njerëzit poshtë. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni që njerëzit që të vijnë këtu që vendi i tyre te jetë më shumë si i juaji. Ju dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur ndërkohë tani jeni një derë e hapur”. tha Clinton.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese