Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fakulteti i Shkencave Sociale merr VENDIMIN e rëndësishëm: Provimet do të zhvillohen online. Për lëndët specifike do të funksionojë ndryshe (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fakulteti i Shkencave Sociale ka njoftuar sot të gjithë studentët se bazuar në kërkesat e vetë atyre, për disa lëndë provimet e bachelorit dhe master provimet do të bëhen online.

Për disa lëndë të tjera specifike, provimet do të realizohen nga pedagogët në marrëveshje me studentët në auditor, duke zbatuar me rigorozitet protokollin anti Covid.

Ata që nuk kanë mundësi që të kryejnë teste online, do të kenë në dispozicion një javë në shtator për kryerjen e testimeve në auditore.

Njoftimi i plotë

FSHS, bazuar në kërkesat e ardhura nga grupet e ndryshme të studentëve të programeve bachelor dhe master, vendosi që provimet të zhvillohen online me të njëjtën procedurë që u realizuan edhe provimet e semestrit të parë të vitit shkollore 2020-2021.

Për disa lëndë, të cilat kërkojnë kushte specifike në procesin e realizimit dhe vlerësimit të provimit, të realizohen nga pedagogët në marrëveshje me studentët në auditor, duke zbatuar me rigorozitet protokollin anti Covid dhe ruajtjen e distancimit social, ashtu si u realzuan këto provime me specifika të vecanta dhe në semestër të parë.

Për studentët, që për arsye të ndryshme nuk kanë akses për të realizuar provimin online, do të caktohet një periudhë 1 javore në muajin shator, skemë e ngjashme me atë që u përdor për këtë kategori studentësh edhe në semestrin e parë.

Përgjatë dy javëve të fundit të përfundimit të çdo program do të realizohen dy seanca konsultimi në auditor, në kushtet e distancimit social, për secilën lëndë.

Të gjithë studentët që nuk kanë pasur mundësi për ndjekje të rregullt të mësimit online, mund të vijnë për konsultime sipas grafikut të përcaktuar nga secili department.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img