Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ka bërë publike mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor për studentët, në vitin e ri akademik.
Përmes një njoftimi zyrtar, ata lajmërojnë se mësimi do të fillojë me datën 2 nëntor. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, viti i parë bachelor dhe master leksionet do t'i zhvillojë online, ndërsa seminaret do t'i zhvillojnë në auditorë.
Ndërkohë që viti i dytë dhe i tretë do të zhvillojë mësim online. Të njëjtën procedurë do të ndjekë edhe viti i dytë master.