Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Fake News, Krasniqi: Të kërcënuar në të drejtën themelore, atë të informimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forumi i VI Ndërkombëtar Humanitar, i mbajtur në kryeqytetin azer, Baku, mblodhi rreth 90 delegacione nga vende të ndryshme të botës, përfaqësues nga Këshilli i Europës, nga Komisioni Europian, Parlamenti i BE, drejtues të medias ndërkombëtare dhe vendase, organizata ndërkombëtare dhe rajonale të medias si dhe ekspertë të shquar.

 

Në këtë samit ndërkombëtar në sesionin me temë ”Politika e dezinformimit – kërcënim për stabilitetin e botës moderne”, që u hap nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ishte e ftuar edhe drejtoresha e përgjithshme e ATSH, Armela Krasniqi.

Në Forumin Ndërkombëtar Humanitar, morën pjesë përfaqësues të elitës botërore të shkencave politike dhe kulturore ,përfshirë politikanë të shquar, fitues të Çmimeve Nobel në fusha të ndryshme të shkencës dhe lider të organizatave ndërkombëtare me influence, me qëllimin për të zhvilluar dialogje, bisedime dhe shkëmbime opinionesh në një fushë të gjerë të problematikave botërore me interes për të gjithë njerëzimin.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit janë përfaqësues të shkencave të natyrës dhe sociale si dhe nga elita botërore kulturore që kanë objektivin ambicioz për të krijuar një axhendë të re humanitare me synim përhapjen e saj në nivel botëror në të ardhmen. Të ftuar në këtë forum ishin edhe shumë personalitete të fuqishme të botës, drejtues dhe ish drejtues të shteteve të ndryshme dhe themelues të korporatave shumëkombëshe.

Në ditën e parë të samitit me temë “Formësimi i një bote dhe humaniteti të ri: Krijimtaria dhe zhvillimi njerëzor”, folës të panelit ishin: Olga Golodets, zëvendëskryeministre e Federatës së Rusisë; Rashid Khalilov, asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Partneritet Humanitar me Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore; Abdulaziz Othman Altwaijri, drejtor i Përgjithshëm i ISESCO; Qu Xing, zëvendësdrejtor i UNESCO-s, si dhe Gabriela Cuevas Barron, Presidente e Unionit Ndërparlamentar.

Drejtoresha e ATSH ishte në një panel me personalitete si Aslan Aslanov, drejtor i Bordit të AZERTAC dhe Presidenti i Kongresit Botëror të agjencive të lajmeve; Fardi Ayar, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së agjencive të lajmeve, Laure Sleiman, Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë kombëtare të lajmeve të Libanit; Peter Tase, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, asistent i programit ndërkombëtar të Universitetit “ Marquette” në SHBA; si dhe Amir Aliyev, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Bakusë.

Në këtë forum ku mes të tjerash u diskutua edhe për problematikat që paraqesin “Fake News” për stabilitetin e botës moderne, Krasniqi theksoi se “jemi të kërcënuar në një nga të drejtat themelore, të kërcënuar në të drejtën e informimit”.

Krasniqi i cilësoi “Fake New” si një problem kërcënues që rrezikon shumë nga arritjet e vendeve demokratike, veçanërisht kur bëhet fjalë për demokraci të reja dhe delikate si ato në Europën Lindore apo në gadishullin e Ballkanit”.

“Globalizimi dhe tregtimi i ‘Fake News’ janë çështje serioze. Ato mjete që supozohet të ndihmojnë njerëzit dhe të mundësojnë mirëkuptimin po bëhen mjete për të krijuar kaos dhe influencuar sjellje të pajustifikueshme”, tha drejtoresha e ATSH-së.

Krasniqi solli në mendje edhe rastin në lidhje me “vdekjen e regjisorit të famshëm grek, Kostas Gavras, që u raportua edhe nga agjenci prestigjioze si ‘Associated Press’ apo ‘New York Times’ tregon se si në ditët e sotme askush nuk është imun ndaj ‘Fake News’.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img