Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

‘Fajin e ka shteti se na dha armë’, të burgosurit e Peqinit kërkojnë përgjysmim të dënimeve, zyrtarët e Ministrisë dhe Avokatit të Popullit në takim me ta

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Të dënuarit në burgun e Peqinit kërkojnë përgjysmim të dënimeve të tyre duke pretenduar se pas çdo vrasje qëndron edhe faji i shtetit sepse e pajisi gjithë popullësinë me armë.

Për shkak të kësaj greve disa ditore, ku ka pasur dhe transferim të dënuarish në spital për shkak të gjendjes shëndetësore, në amientet e burgut kanë mbërritur zyrtarë nga ministria e Drejtësisë dhe nga Avokati i Popullit, të cilët po negociojnë me ta.

Të dënuarit i kanë parashtruar kërkesat e tyre dhe janë shprehur se do të vazhdojnë grevën dhe të refuzojnë ushqimin.

Letra e plotë:

“Ne të burgosurit e burgut të Peqinit, duke marrë shkak situatën e rëndë ekonomike të familjeve tona, situatën e paprecedentë në gjykatat shqiptare dhe padrejtësitë e bëra nga sistemi i drejtësisë në këto tre dekada ku shteti vetë ka qenë një ndikues i madh në krimet dhe dënimet tona, pasi:

– pas pothuaj çdo vrasjeje qëndron edhe faji i shtetit që i pajisi të gjithë me armë,

– pas pothuaj çdo prodhimi apo trafikimi droge qëndron edhe faji i shtetit që nxiti këtë aktivitet për ta shfrytëzuar për fushata elektorale,

– pas pothuaj çdo vjedhjeje apo grabitjeje qëndron edhe faji i shtetit që nuk krijoi mundësira të tjera jetese.

– pas situatës absurde të burgjeve shqiptare, ku numri i të burgosurve për numër popullsie ia kalon dyfishit të mesatares së Europës, qëndron edhe faji i shtetit që e la sistemin e drejtësisë në duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar ku më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar në procesin e vettingut, kërkojmë miratimin e një amnistie të përgjithshme ku:

1-  Të gjithë dënimet e dhëna ndaj të burgosurve aktualë të përgjysmohen.

2- Të gjithë dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të burgosurve aktualë të kthehen në 20 vite burgim.

3- Të gjithë të paraburgosurit aktualë të kenë të njëjtat përfitime sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll