Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Fahri Balliu analizon zgjedhjet: Përgjegjësi Ristani dhe ish ministrat. Njëri madje kërkonte naftë

Shkruar nga Newsbomb

Fahri Balliu, drejtor i gazetës 55 “akuzon” politikisht ish ministrat e PD për humbjen si dhe për marrëdhëniet Berisha-Basha. Në një intervistë për MAPO dhënë gazetares Nevila Përndoj, Balliu thotë se PD ende nuk e ka bërë analizën për të nxjerrë shkaqet e humbjes. 

“Grida Duma në totalin e vet ishte një candidate e fuqishme, por kishte një mospërputhje mes asaj që ishte një fadromë e fuqishme politike dhe një structure partiake me fraktura të rënda, ku përfshihen kryetari i partisë, ku përfshihen një grup ish drejtorësh, tre prej të cilëve janë në prokurori dhe këtu është një gabim i pafalshëm për aktivizimin e tyre dhe shkuarja me mendimin komunist që të jemi të gjithë bashkë” hedh akuzat Balliu për humbjen në Durrës.

Fahri Balliu thotë se ka një lojë për të sulmuar Lulzim Bashën. “Në radhë të parë çdo njeri mban përgjegjësinë e vet, pastaj vjen çështja te kryetari. Përqëndrimi i çështjes te kryetari do të thotë të mos bësh analizë. Pse nuk paska përgjegjësi shefi i fushatës së Vlorës që është edhe sekretari i përgjithshëm i partisë? Pse nuk paska përgjegjësi ish ministri i ngarkuar për zgjedhjet në Elbasan? Të bëjmë këtë njëherë. Po këtu është krijuar një traditë e keqe që dha dorëheqjen Berisha dhe ish ministrat përgjegjës për partinë në nivele të larta u mjaftuan me kaq. Ka pasur raste në këto zgjedhje, si përshembull rasti i një ish ministry që pasi ka qenë tetë vjet ministër, ka kërkuar edhe 20 litra naftë për fushatën në Tiranë apo Elbasan. Fryma për të sulmuar kryetarin e partisë i cili e kishte provën e parë për këto zgjedhje, është krijuar për të shmangur përgjegjësinë dhe rolin e njerëzve të ngarkuar posaçërisht për zgjedhjet që kanë në kurriz rezultatin e çdo bashkie. Duhet kjo në radhë të parë, pra analiza e degëve ku është humbur dhe ku është fituar dhe më pas të vijmë te kryetari, i cili e di mirë se ku i çalon problem pasi të bëhet kjo analizë” shprehet në intervistë Fahri Balliu.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese