Botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu, ka thënë se shkrimi i Kastriot Myftaraj për Romana Vlahutin, është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Balliu megjithatë ka shtuar se e gjitha kjo është një skenar i Edi Ramës për ta shpëtuar Vlahutin nga hetimi për vilën miliona dollarëshe në Shqipëri.
Balliu në emisionin “Opinion”:
Shkrimi është i papranueshëm, nuk jam dakort. Ajo gjuhë nuk mund të përdoret për një femër, për një zonjë. Aq më tepër që ajo është mike në vendin tonë. Është e dënueshme dhe e papranueshme nga ne kolegët gazetarë, se çfarë bëjnë instancat është tjetër gjë.
Por këtu ka një skenar
Marrëdhëniet dhe roli i Vllahutinit është si të jetë zëdhënëse e Partisë Socialiste. Ajo është shfaqur që është një mbështetëse e hapur e PS dhe Edi Ramës. Ajo e ka shkelur gjithë statusin e diplomatit.
Është një skenar i Edi Ramës për ta shpëtuar nga hetimi, të gjithë këta janë Soros, janë një.