Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Fahri Balliu: Pas dështimit spektakolar, nga Basha do të vijë një marrëzi edhe më spektakolare, ai nuk e ka fituar asnjëherë betejën brenda PD-së

Shkruar nga Newsbomb
Fahri Balliu: Pas dështimit spektakolar, nga Basha do të vijë

Botuesi Fahri Balliu e ka cilësuar absurde deklaratën e Lulzim Bashës për Sali Berishën, pasi kryedemokrati tha se ish-kryeministri është bërë tub oksigjeni për Edi Ramën.

Ai u shpreh në “Opinion” se pas dështimit spektakolar në çdo zgjedhje, tashmë nga Basha do të vijë edhe një marrëzi spektakolare, teksa shtoi se kryedemokrati nuk e ka fituar asnjëherë betejën brenda PD-së.

 “Shprehja e Bashës në letërsi quhet absurd. Pas një dështimi spektakolar, do të vijë një marrëzi edhe më spektakolare. Regjimi i Ramës që nga dita e parë e pushtetit, ka qenë regjimi më i sulmueshëm në botë, sepse nuk ka cipë për të vjedhur. Një njeri që ka tejkaluar të gjitha rekordet dhe pas njëfarë kohe do lexojmë se çfarë kemi hequr.

Në gjithë këtë dështim spektakolar, ky kurrë nuk ka thënë “më falni zotërinj demokratë se nukd ija ta drejtoja këtë”, dhe ne prapë do e kishim zgjedhur këtë. Diferenca e madhe është braktisja e betejës për masakrën zgjedhore të fundit.

Basha nuk e ka fituar asnjëherë betejën brenda PD-së. Nëse Lulzim Basha do vijë puna ta mbajë vetëm prej vulës, ta gëzojë”, tha Balliu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese