Hapësire reklamuese


Politikë

Fadromat prishin shtëpinë e gazetarit, Këlliçi: "Dhurata" e shpirtkatranit për festa

Shkruar nga Newsbomb
Fadromat prishin shtëpinë e gazetarit, Këlliçi:

Politikani demokrat ka ndarë pamjet nga shembja e shtëpisë së gazetarit Bled Marku, njëherësh dhe ish-kandidat i opozitës për Këshilltar Bashkiak në Tiranë. Ai e quan prishjne një "dhuratë" të Erion Veliajt për festat e fundvitit.

"Dhurata e shpirtkatranit për festa. Devijimi i projektit të Unazës së Madhe, pa u dhënë shpjegim qytetarëve pse ndodhi, e la familjen e rradhës në qiell të hapur. Këtë fat do të kenë edhe 700 familje të tjera që ende nuk dinë ç'do të bëhet me ta", shkruan Këlliçi.

Prishja vjen pas protestave të qindra banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht nga Bashkia e Tiranës dëmshpërblim për aq sa u takon.

"E nisën ditën sot me qejf nga shtëpia e gazetarit Bled Marku, ish kandidatit të opozitës për Këshilltar Bashkiak në Tiranë.Po s'je dora e tyre të shkatërrojnë shtëpinë e të flakin në rrugë.

Kështu ndodh, kur Erion Veliaj lihet i lirë dhe amnistohet totalisht, ndërkohë që duhet të ishte pas hekurave ai në vend të drejtorëve të tij. Ku je SPAK? Ku i ke sytë?", përmbyll Belind Këlliçi dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese