Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fadroma shkon në 03.00 të mëngjesit, banorët e Laknasit përplasen me punëtorët për ndërtimin e thertores

Shkruar nga Newsbomb
Fadroma shkon në 03.00 të mëngjesit, banorët e Laknasit

Një fadromë për ndërtimin e thertores në Laknas ka mbërritur në orën 03.00 të mnëgjesit të sotëm në zonë dhe ka nisur prerjen e pemëve, për hapjen e vendit ku do ndërtohet.

Banorët që prej kohësh janë ngritur në protesta, janë mobilizuar dhe kanë rrethuar fadromën. Disa prej tyre kanë qëlluar me sende të forta drejt mjetit të rëndë duke e dëmtuar. Aty ka shkuar dhe Policia e Kamëz për të shuar tensionet mes banorëve dhe punonjësve të firmës.

Banorët thonë se pronarët që duan të ndërtojnë thertoren po provokojnë përplasje me ta, pasi fadroma është çuar qëllimisht natën në Lankas, dhe nga një rrugë dytësore pasi rruga kryesore është bllokuar prej tyre.

Një përfaqësuese e banorëve ka thënë se dje janë takuar dhe me kryebashkiakun e Kamëz Rakip Suli, i cili u ka premtuar se sot do organizohet nje tryezë e rrumbullakët me të gjithë aktorët e përfshirë. Banorët nuk janë dakord që thertorja të ndërtohet në zonën e tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.