Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Face Yoga në kohë pandemie, bashkëshortja e gazetarit të njohur nis trajnimin për gratë dhe vajzat në vijën e parë të frontit të “luftës” ndaj covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Që prej një viti, maskat jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë, janë kthyer në shqetësim. Për të gjithë duke u mbajtur më shumë se tetë ore në ditë vendosur, prej një viti tashmë, kanë nisur të duken dhe rrudhat e para.

Por ka një sekret dhe Face Yoga Energy e ka gjetur. Do të ketë një kurs falas 4 javor që prej 24 marsit në 14 prill. Kursi u kushtohet të gjitha grave, zonjave dhe ndjekësve të Face Yoges, por mbi të gjitha, kujdesit shëndetësor, mjekëve dhe infermierëve, mësuesve dhe punonjësve të vijës së parë të frontit, si dhe cdo gruaje shqiptare që në muajt e fundit doli nga zona e rehatisë, duke kryer detyra të panumërta dhe duke u kthyer në heroina për veten e tyre dhe njerëzve që u shërbyen.

Kursi është ideal për gratë mbi 35 vjec. Dhe nëse mendoni të ndryshoni pa Botox apo procedura të tjera, duhet të ndiqni këtë kurs. Gjatë të cilit, të gjithë do të përqëndrohen në relaksimin e pjesës së sipërme të fytyrës dhe reduktimin e rrudhave të ballit.

Eshtë Laura Xhaxhiu, bashkëshortja e gazetarit të njohur Rezart Xhaxhiu që sjell në trajnim këtë teknologji falas për punëtorët e vijës së parë të luftës. Që prej 2011 Laura është drejtuese e organizatës Open Doors dhe implementon projekte të bashkëpunimit evropian e ndërkombëtar për fuqizimin e grave dhe të rinjve.

Face Yoga është një alternativë 100% natyrale ndaj të gjithë recetave anti-plakje që serviren në ditët e sotme. Eshte miqesore me te gjitha moshat dhe gjinitë!  Nuk kërkon  kohë, mund të bëhet nga rehatia e shtëpisë  dhe nuk ka kosto. Eshtë e thjeshtë dhe lehtësisht e arritshme për të gjitha grate sidomos për ato mbi moshën 40 vjecare. Gjithcka nevojitet është vetëm fytyra dhe duart tuaja. Sapo të keni mësuar se si t’i kyeni ushtrimet e Face Yogës, ju mund ti bëni vetë të gjitha ushtrimet, vetem me nje angazhim të vogel kohor prej 10 minutash ne dite, 6 ditë në jave. Sekreti i nje rezultati të dukshëm është përditshmeria  dhe  saktësia e bërjes së tyre. Ushtrimet e Face Yoges mund te kryehen kudo dhe ne cdo kohe: ne shtepi,  kur gatuani, kur jeni duke pritur shoqen tuaj, kur shetisni qenin ne park apo edhe kur pedaloni me biciklete.

Face Yoga  është mënyra më e lehtë dhe efektive për të patur ose për të rifituar nje pamje natyrale, rinore pa përdorur produkte te shtrenjta kozmetike, mbushes, kimikate ose botox.

Laura ka arritur tja dale, dhe sikunder thote ajo, tani kur kthej koken pas dhe kur shoh portretin tim ne pasqyre me vjen te them…..PO une munda, ja dola dhe do te vijoj t‘ja dal…dhe ashut si une, edhe shume gra te tjera qe e duan veten e tyre, lekuren e tyre dhe investojne me te miren dhe te shendetshmen per veten do tia dalin….!

163636493 246541927188871 8365145904775860353 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img