Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

FA shqiptare ndër të parët në stërvitjen në Britani, Peleshi: Arritje e shkëlqyer, u trajnuan në kushte të vështira

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zbuluar detaje nga stërvitja e Forcave Speciale shqiptare në Britani të Madhe.

Në një postim në Facebook, Peleshi shprehet se ekipi i FA u rendit në vend të dytë, mes 30 shteteve pjesëmarrëse duke e cilësuar arritje të shkëlqyer.

Më tej, ministri thekson se janë trajnuar në kushte tejet të vështira psikologjike dhe në terren të thyer.

“Ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA u rendit në vendin e dytë, mes 30 shteteve pjesëmarrëse dhe 160 ekipeve, në aktivitetin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022” që u zhvillua ne Wells, Britani e Madhe.

Arritje e shkëlqyer në një garë sfiduese dhe të mundimshme që nxori në pah vlerat e lidershipit, punën në ekip dhe aftësi shumë të larta fizike në përmbushjen e misionit, duke u trajnuar në kushte tejet të vështira atmosferike dhe psikologjike, në terren të thyer dhe të panjohur.”, shkruan Peleshi.

Më shumë