Hapësire reklamuese

Aktualitet

Evis Kushi thirrje mësuesve dhe studentëve: Merrni vaksinën, kjo është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor të suksesshëm

Shkruar nga Newsbomb
Evis Kushi thirrje mësuesve dhe studentëve: Merrni vaksinën, kjo

Ministrja e Arsimit Evis Kushi përmes një postimi në “Facebook” u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe studentëve të cilët ende nuk e kanë marrë vaksinën të përfitojnë nga muaji i hapur i vaksinimit përgjatë muajit gusht.

Kushi thekson se kjo është mënyra më e mirë për të shtruar rrugën për një vit të ri shkollor dhe të suksesshëm.

“Në këtë muaj të hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, inkurajoj çdo mësues, pedagog dhe student që nuk është vaksinuar deri më tani, të kryejë vaksinën në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin. Kjo është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të mbarë e të suksesshëm”, shkruan Kushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll