Hapësire reklamuese

Aktualitet

Evis Kushi merr dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, falenderon mësuesit dhe pedagogët: Është mjeti më i mirë për të filluar një vit të ri akademik të suksesshëm

Shkruar nga Newsbomb
Evis Kushi merr dozën e dytë të vaksinës anti-Covid,

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.

Përmes një fotoje nga procesi i vaksinimit, Kushi ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët janë përfshirë në fushatën e vaksinimit masiv, veçanërisht mësuesit dhe pedagogët.

Pasi sipas ministres vaksinimi i tyre është mjeti më i mirë për të fituar përfundimisht betejën me koronavirusin dhe për të filluar një vit shkollor akademik të suksseshëm.

“Jam e kënaqur sot që mora dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Falenderoj të gjithë ata që janë përfshirë në këtë fushatë vaksinimi masiv, veçanërisht mësuesit dhe pedagogët, sepse vaksinimi është mjeti më i mirë për ta fituar përfundimisht këtë betejë, për një verë plot diell dhe buzëqeshje, si dhe një vit të ri shkollor e akademik të suksesshëm!”, shkruan ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll