Hapësire reklamuese

Politikë

Evi Kokalari sulmon Sokol Ballën, për intervistën me Escobar: Je shërbëtor i Edi Ramës! Thuaj kush t'i pagoi biletat për në Amerikë

Shkruar nga Newsbomb
Evi Kokalari sulmon Sokol Ballën, për intervistën me Escobar: Je

Evi Kokalari, mbështetëse e Sali Berishës, sulmon gazetarin sokol Balla për intervistën e sotme me të dërguarin e SHBA Gabriel Escobar. Atjo e quan Ballën një shërbëtor të Edi Ramës dhe kërkon që të përgjigjet për disa bileta për në Amerikë.

"Mediokriteti i Sokol Ballës sot ishte kristal i qartë. Pyetja kryesore që të gjithë kërkojnë përgjigje, duke futur dhe Kongresin, ishte: KU JANË PROVAT? E pra, Balla nuk është gazetar se gazetarët gjërmojnë fakte. Balla është shërbëtor i paguar i Edi Ramës. Pa të Balla nuk mbijeton dot", shkruan Kokalari.

Për akuzën e biletave në Amerikë, ajo kërkon që Balla të përgjigjet publikisht, nëse i ka paguar vet apo nga paratë e shqiptarëve. "Sokol Balla duhet të na thotë kush ja pagoi biletat e gjithë familjes sé tij për në Amerike. Uroj me gjithe zemer te tregoj receipts qe I ka paguar vete dhe jo Shqiptaret", shton Kokalari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese