Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Evi Kokalari paralajmëron Bashën: Policia do të nxjerrë me forcë nga zyra, do të përfundosh në mënyrën më të shëmtuar!

Shkruar nga Newsbomb
Evi Kokalari paralajmëron Bashën: Policia do të nxjerrë me

Aktivistja Evi Kokalari ka paralajmëruar kreun e PD-së Lulzim Basha që të lirojë zyrën deri në 5 Janar, afat që iu caktua sot nga grupi i Rimthemelimit, ose në të kundërt do ta nxjerrë Policia me forcë.

Ajo u shpreh në një intervistë për “Syri Tv” se kryedemokrati Bash sipas saj do të përfundojë në një mënyrë të shëmtuar, duke shtuar se ka bërë pazare me kryeministrin Edi Rama.

“Lulzim Bashën duhet ta nxjerrë nga zyra policia. Ish-Kryesia e PD-së kanë një mllef, që e shikon kudo, në parlament, në interevista, e shikon tek gratë si reagojnë. Basha nuk duhet të harrojë se ka përdorur fjalor të turpshëm ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike. Basha dhe ata që janë aty vahdojnë të bëjnë lojën e tyre. Lulzim Basha do të përfundojë në një mënyrë që do të jetë shumë e shëmtuar, në radhë të parë për vetë atë. Basha ka bërë pazare me Ramën. Ne duhet të lëmë budalliqet e të huajve, sepse të huajt e kanë krijuar problemin. Ne duhet të fokusohemi te problemet që kemi në shtëpinë tonë. Ju e keni parë mbështetjen që ka z.Berisha në Amerikë”, deklaroi Kokalari.

Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit, i kryesuar nga Belind Këlliçi i lanë afat deri më 5 Janar Lulzim Bashës për të liruar zyrën dhe dorëzuar detyrën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll