Hapësire reklamuese

Politikë

Evi Kokalari: Basha mori fund sot, Escobar qëndroi vetëm 10 minuta në zyrën e tij

Shkruar nga Newsbomb
Evi Kokalari: Basha mori fund sot, Escobar qëndroi vetëm 10 minuta

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ka folur mbrëmjen e sotme për vizitën e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar, i cili u takua edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

Kokalari u shpreh se qëndrimi i Escobar vetëm 10 minuta në zyrën e Bashës tregon se ky i fundit nuk ka asnjë përkrahje.

“Mu krijua ideja që kjo ishte e njëjta gjë që ndodhi me 3 kongresmenët, që shkuan për sy e faqe. Ka një arsye pse ndejtën vetëm 10 minuta. I ka vajtur në zyrë sepse ka qenë puna e ambasadores Yuri Kim sërish, që e ka ndihmuar edhe herët e tjera. Mua mu duk se Basha mori fund sot, nuk ka asnjë përkrahje”, tha Kokalari në Syri Tv.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.