Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Everest Caka vritet në sy të gruas njëlloj si familja e Nel Çamit në 2011 (Lidhja mes tyre – DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Everest (Ibrahim) Caka ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në makinën e tij “Opel” brenda së cilës ishte dhe Silvana Caka, bashkëshortja e tij. Kjo e fundit e pa ngjarjen madje është plagosur me plumb në dorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Viktima e sotme ka qënë i dyshuar për vrasjen e shoferit të autobuzit Gëzim Alikaj, ngjarje e ndodhur tek zona e Doganës në Elbasan. Disa vite pas vrasjes së Gëzimit, është vrarë Florenc Alikaj ose  “Lenc Kokëmadhi”, i cili sapo kishte dalë nga burgu në Spanjë ku ishte dënuar për trafik droge.

Everesti 12 vjet më parë ka humbur vëllain e tij në Spanjë që njihej në Elbasan me nofkën Noçe, dhe për këtë vrasje dyshohet se është autor “Nel Çami”. Si kundërpërgjigje të vrasjes së Noçes, qëllohet me armë dhe plagoset Bujar Mahmuti, vëllai i “Nel Çamit”. Everest Çaka, është dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rëndë, e ndodhur në mars 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti. Këta të fundit ishin vëllezërit dhe babai i “Nel Çamit”.

Vrasja e dy djemve dhe babait të tyre është kryer në sy të Myzejen Qoses, bashkëshortes së Pëllumbit, e cila ka parë të gjithë ngjarjen dhe në ikje e sipër autori është përleshur me Myzejenin, duke e qëlluar me një plumb afër syrit, por fatmirëisht gruaja ka shpëtuar.

Sot pas 10 vitesh nga kjo ngjarje e rëndë ekzekutohet thuajse me të njëjtën dinamikë krimi dhe Everest (Ibrahim) Caka, i cili është vrarë në sy të gruas së tij. 

Më shumë

spot_img
spot_img