Hapësire reklamuese

Aktualitet

Evazion fiskal dhe pastrim parash, shpallet në kërkim Paulin Gega, administratori i gjigantit  ‘Gega Oil’

Shkruar nga Newsbomb

Shpallet në kërkim Paulin Gega, administratori i gjigantit të karburanteve "Gega Oil".

Gega akuzohet për evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme dhe pastrim parash.

Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për Paulin Gegën, por rezulton se ky i fundit është larguar ditën e djeshme nga Shqipëria.

Raportohet se ai është proçeduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.

Hetimet ndaj tij filluan pas bllokimit të karburantit "Gega Oil" tre ditë më parë, pasi Drejtoria e Tatimeve konstatoi se pompat, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni kundër informalitetit e evazionit fiskal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit « Gen Klaudis ShA », në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë, dhe ka ushtruar kontroll në datën 07.08.2019.

Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.

Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Po ky shtetas është proçeduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.

Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega.

Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.09.08.2019 .

Shtetasi Paulin Gega u shpall në kerkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll