Moderatorja Eva Murati është duke shijuar ditët e nxehta në bregdetin shqiptar. Së fundmi ajo ka “ndezur” sërish rrjetin me disa foto “hot” në “Instagram”.
Pak ditë më parë Eva u shfaq në një varkë duke pozuar në rolin e një kapiteneje, ndërsa dje është shfaqur në Jug të Shqipërisë, teksa merr rreze dielli dhe duke shijuar shalqi e luleshtrydhe.
Në këto foto moderatorja ka marrë pëlqime të shumta nga miqtë.