Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Eva Millona, shqiptarja e parë që emërohet në postin e lartë të administrates Biden në SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptaro-amerikane është emëruar Ndihmës Sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme në SHBA.

Bëhet fjalë për Eva Millonën, e cila ka studiuar drejtësi ne Universitetin e Tiranës në vitet 1980

Ky është posti më i lartë që një shqiptare merr ndonjëherë në administratën amerikane, aktualisht në administratën e Biden. 

Por kush është Eva Millona?

Ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga vitet 1989 në 1992. Pasi emigroi në SHBA, ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror, dhe me pas ne 1999 u bashkua me MIRA  (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtore e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtore.

Ajo u bë Drejtore Ekzekutive në vitin 2008, dhe sot njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.

Millona ka marrë shumë çmime për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë këtu çmimin prestigjioz në 2009 “Outstanding American by Choice” nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA, si dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës “Wainwright” në 2010.

60b91d52d9f10etww

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img