Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
71 %
2.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

EUROVIZIONI/ ‘Shqipëria pa përfaqësim nga shtypi, nuk ka asnjë person në rrethin e gazetarëve që të drejtojë një pyetje dhe të flasë shqip’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

56745f81a505e9cafbc8c123632d31d0

Besoj se si të gjithë e ndoqe natën e dytë të Eurovision Song Contest dhe e pe që Shqipëria u kualifikua për në finalen e madhe.

Në këtë moment po mbahet konferenca për shtyp me të kualifikuarit dhe gazetarët nga e gjithë bota. Moderatori tha që çdo gazetar njëri nga shteti i kualifikuar dhe tjetri nga shtypi ndërkombëtar. Kur erdhi rradha e Shqipërisë moderatori tha që “Albania has no (press) presence.”, që do të thotë “Shqipëria nuk ka përfaqësim (nga shtypi). Ky është një fakt shumë i trishtë. Kur bëhet fjalë për gjuhën amtare dhe nacionalizmin, ne si popull jemi të parët që hidhemi e bëjmë dhe e teprojmë me ato që ndërmarrim. Kur vjen puna tek një festival si Eurovision, që ndiqet nga 200 milionë shikues, nuk ka asnjë person në rrethin e gazetarëve që të drejtojë një pyetje dhe të flasë shqip. Vetëm kështu jemi ambasador të vendit. Është meritë shumë e madhe e Jonidës dhe skuadrës shqiptare që këngën e kënduan në shqip.

Pse një shteti si Maqedonia nuk i mungonin gazetarët? A nuk janë ata fqinjët tanë? A nuk jemi dhe ne pjesë e Europës?
Sa të emocionuar janë gazetarët dhe me zor presin të marrin fjalën që të flasin, të dëgjohet gjuha e tyre.
Një çështje tjetër që dëgjova dhe pashë nga video të shkurtra këto ditë ishte që Jonida nuk ishte e mirë në gjuhën angleze. Po me këngëtarët e tjerë pse nuk u mor askush? Pse në konferencën për shtyp përfaqësuesit e Bjellorusisë nuk folën dhe nuk përkthyen asnjë fjalë në anglisht? Pse ata argumentuan që nuk është e nevojshme sepse kjo do të kuptohet? Pse përfaqësuesit e Azerbajxhanit e ndihmuan njëri-tjetrin në dhënien e përgjigjeve?
Në këtë rast duhet përgëzuar Jonida që ashtu e vetme flet, duke përfaqësuar veten dhe duke treguar se është një femër e zgjuar.
Kjo është një çështje që ka nevojë për diskutim. Unë shpresoj që këtë ta trajtosh në një nga daljet e tua të ardhshme./ Mesazhi i një ndjekësi për blogierin Olti Curri

 

 

 

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img