Hapësire reklamuese

Kulture & Art

EUROVIZION/ Jonida Maliqi renditet e dyta pas performancës live në Amsterdam, ja çfarë ndryshimesh priten

Shkruar nga Newsbomb

Në Amsterdam është mbajtur natën e mbremshme një koncert ku kanë kënduar 28 shtete pjesë të Eurovisionit për të treguar këngët e tyre.

 

Në një koncert ku 4.5 mijë persona ishin të pranishëm shqiptarja Jonida Maliqi u paraqit shumë mirë duke marrë duartrokitje të forta nga publiku.

Gjithashtu shqipatrja në faqen zyrtare të Eurovisionit është renditur e dyta pas Hollandës për përformancën e saj të mbrëmshme, sipas votimeve të përdoruesve të internetit.

Finalja e Eurovisionit këtë vit do bëhet në 18 maj dhe pritet që Shqipëria të ketë një paraqitje të mirë. Sipas faqes zyrtare të Eurovisionit ky vit pritet të ketë edhe me shumë ankth pasi pikët e dhëna nga teleshikuesit dhe juria do llogariten në fund në bazë të renditjes.

Domethënë nëse Shqipëria ka fituar vendin e parë nga juritë profesioniste të shteteve dhe është e fundit nga votimet nga teleshikuesit do duhet të presim deri sa të arrijë radha e saj që  të zbulojmë se sa vota ka fituar. Kështu ka ankth më të madh dhe nuk zbulohet që në gjysmat e votimeve se kush është fituesi përfundimtar.

Screenshot_6.jpg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu