Hapësire reklamuese

Bota

Eurovizion 2024, kënga e izraelit mund të ndalohet: Ka përmbajtje politike

Shkruar nga Newsbomb
Eurovizion 2024, kënga e izraelit mund të ndalohet: Ka përmbajtje

Në festivalin e Eurovizion 2024 i cili do të zhvillohet në Malmos, do konkuronte dhe kënga e Izraelit. Por ditët e fundit është venë në diskutim pasi ka kritika se kënga përmban përmbajtje politike.

Mediat e huaja shkrujnë se kënga e Izraelit për Eurovizionin mund të ndalohet për shkak se është shumë politike.

Por transmetuesi publik i Izraelit thotë se është në bisedime me Unionin Evropian të Transmetuesve për këtë çështje, por nuk ka ndërmend të ndryshojë këngën apo tekstin, edhe nëse kjo i kushton Izraelit vendin e tij në konkursin e këtij viti.

Sipas ynetneës.com, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) po shqyrton ndalimin e këngës izraelite “Shiu i tetorit” sepse përmban mesazhe politike.

Në përgjigjen e saj të parë ndaj raportit të Ynet, EBU tha në një deklaratë:

 “Aktualisht jemi në proces të shqyrtimit të kujdesshëm të tekstit të këngës, një proces që është konfidencial midis EBU dhe Korporatës Transmetuese Publike deri në vendimin përfundimtar. Të gjithë transmetuesit kanë afat deri më 11 mars për të dorëzuar zyrtarisht këngët e tyre. Nëse një këngë nuk i plotëson kriteret për ndonjë arsye, kompanisë i jepet mundësia të dërgojë një këngë të re ose tekst të ri, sipas rregullave të konkursit“.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese