Hapësire reklamuese

Aktualitet

EUROPOL i përgjigjet Newsbomb.al: Shqipëria po merr nga ne përgjimet e SKY!

Shkruar nga Newsbomb

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin në Zbatimin e Ligjit, EUROPOL i ka kthyer një përgjigje zyrtare portalit Newsbomb.al dhe informon ekskluzivisht se Shqipëria është duke marrë materiale nga hetimet për përdorimin e rrjetit të komunikimeve të koduara SKY ECC.

Referuar përgjigjes së dërguar në rrugë elektronike për Newsbomb.al, agjencia më e madhe evropiane për zbatimin e ligjit bën me dije se përgjegjëse për marrjen zyrtare të këtyre informacioneve është Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

Të pyetur nga ne nëse ishte Prokuroria e Posaçme apo Ministria e Brendshme, EUROPOL ka konfirmuar se dërgimi zyrtar i informacioneve për grupet kriminale shqiptare dhe personat e lidhur me to ka nisur dhe institucioni i drejtuar nga ministri Taulant Balla është përcaktuar për marrjen e tyre.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin në Zbatimin e Ligjit ka theksuar për Newsbomb.al se Belgjika, Franca dhe Holanda janë tre shtetet përgjegjëse për drejtimin e hetimeve dhe zotërimin e materialeve të dala nga thyerja e rrjetit të komunikimeve të koduara ku komunikonin trafikantët.

"Ministria e Brendshme shqiptare po merr nëpërmjet Europolit disa informacione nga hetimi i SKY ECC. Informacioni i lëshuar në Shqipëri vendoset nga anëtarët e Grupit të Përbashkët të Hetimit (EPH), i përbërë nga autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese të Belgjikës, Francës dhe Holandës, që drejtojnë çështjen", thuhet ndër të tjera në përgjigjen e EUROPOL për Newsbomb.al.

Këto tre shtete kanë ngritur një skuadër të përbashkët hetimore (quajtur Joint Investigation Team - JIT), drejtuar nga autoritetet gjyqësore respektive, dhe informacionet që po i dërgohen Shqipërisë dhe vendeve të tjera jo anëtare të skuadrës hetimore vlerësohen rast pas rasti.

Pergjigja e Europol per kryeredaktorin e Newsbomb.al, Ilir Xhafaj Pergjigja e Europol per kryeredaktorin e Newsbomb.al, Ilir Xhafaj

Një ekip i përbashkët hetimor (JTI) është një mjet bashkëpunimi ndërkombëtar i bazuar në një marrëveshje ndërmjet autoriteteve kompetente gjyqësore dhe ato të zbatimit të ligjit – të dy ose më shumë shteteve, krijuar për një kohëzgjatje të kufizuar dhe për një qëllim të caktuar, të kryejë hetime penale në një ose më shumë nga shtetet e përfshira.

Duke qenë se Belgjika, Franca dhe Holanda janë tre shtetet që përbëjnë skuadrën e përbashkët hetimore dhe kanë në dorë materialet hetimore të rrjetit të komunikimeve të koduara SKY ECC, ato vendosin se çfarë materialesh do i dërgohen Shqipërisë dhe të gjitha shteteve të tjera që nuk janë pjesë e JTI-së, raporton newsbomb.al.

Autoritetet shqiptare kanë nisur tashmë hetimet për personat e përfshirë në këto platforma sekrete komunikimi, kryesisht trafikantë droge, zyrtarë e ish-zyrtarë të shtetit, oficer policie që u kanë ofruar atyre lehtësira në trafikun e lëndëve narkotike.

*** Ky artikull është një material ekskluziv i portalit Newsbomb.al dhe ndalohet ribotimi i tij pa cituar burimin!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese