Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Europiani” rikthen bastet në lokalet shqiptare, procedohen pronarë kafenesh dhe të rinj që vendosin skedina

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6 të rinj janë proceduar nga Policia e Elbasanit, pasi janë konstatuar duke vendosur baste. Disa nga të proceduarit janë pronarë lokalesh, e të tjerë janë përdorues që janë kapur me celularë duke vendosur skedina.

Mesa duket,  nisja e “Europianit” ka bërë që të rinjtë të vendosin baste, të cilat në Shqipëri janë të ndaluara. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit:

Sh. P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

R. C., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. B., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit R. C., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive; 

A. Q., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të tij,  iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

K. P., 17 vjeç dhe K. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit K. B., shtetasit K. P. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe internet për bastet sportive.  

Më shumë

spot_img
spot_img