Hapësire reklamuese

Sporti

EUROPA LEAGUE/ Tuci e Laçi kundër Liverpool, Roma “peshkon” në Angli (SFIDAT)

Shkruar nga Newsbomb

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1/8-ave të Europa League, ku ekipe si Milan, Roma, Atalanta, Liverpool, Villarreal kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në këtë fazë.

Gjithashtu edhe Qarabag i Redon Xhixhës dhe Sparta Prague e Indrit Tucit dhe Qazim Laçit ka mësuar për rivalët e tyre në këtë fazën. Goglat kanë rezervuar përballje interesante, ku skuadra e Tucit dhe Laçit u peshkua me gjigandët e Liverpool. Milan do të përballet me Leverkusen, teksa Roma me Brighton. Ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit do të udhëtojë në Portugali për t’u përballur me Sportingun.

Kujtojmë se ndeshjet e kësaj faze janë programuar të zhvillohen më 7 mars dhe 14 mars.

Ndeshjet:

Sparta Prague – Liverpool

Marseille – Villarreal

Roma – Brighton

Benfica – Rangers

Freiburg – West Ham

Sporting CP – Atalanta

Milan – Slavia Praha

Qarabag – Leverkusen

Ndeshjet e Europa League Ndeshjet e Europa League

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese