Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1/8-ave të Europa League, ku ekipe si Milan, Roma, Atalanta, Liverpool, Villarreal kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në këtë fazë.
Gjithashtu edhe Qarabag i Redon Xhixhës dhe Sparta Prague e Indrit Tucit dhe Qazim Laçit ka mësuar për rivalët e tyre në këtë fazën. Goglat kanë rezervuar përballje interesante, ku skuadra e Tucit dhe Laçit u peshkua me gjigandët e Liverpool. Milan do të përballet me Leverkusen, teksa Roma me Brighton. Ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit do të udhëtojë në Portugali për t’u përballur me Sportingun.
Kujtojmë se ndeshjet e kësaj faze janë programuar të zhvillohen më 7 mars dhe 14 mars.
Ndeshjet:
Sparta Prague – Liverpool
Marseille – Villarreal
Roma – Brighton
Benfica – Rangers
Freiburg – West Ham
Sporting CP – Atalanta
Milan – Slavia Praha
Qarabag – Leverkusen
Ndeshjet e Europa League